70 vitet e Celentanos
E Diele, 06 Janar 2008
Adriano Celentano do te festoje sot 70-vjetorin e lindjes, pas 50 viteve te sukseseve te medha me kenget e tij. Popullaritet i panderprere prej viteve ’50 deri me sot. Vetem 23 nentorin e shkuar, publikoi albumin e tij te fundit “Dormi amore, la situazione non è buona? (Fli e dashur, situata nuk eshte e mire) me 320 mije kopje te shitura, ndersa eshte rikthyer edhe ne televizion, duke mbledhur 9 milione shikues ne mbremjen e “Rai Uno?-s.
Celentano lindi ne Milano, me 6 janar 1938, ne porten me numer 14, te rruges “Gluck?. Kengetari ben shpejt debutimin e tij ne boten e spektaklit, duke imituar aktorin e famshem amerikan, Xherri Ljuis. Ne vitin 1957, shfaqet si kengetar i muzikes rok ne Milano, ku njihet edhe me balerinin Alberto Longoni, i cili kercente edhe me emrin e artit “Torquato il Molleggiato?. Shpesh Celentano e merrte me grupin, derisa nje dite Longoni nuk mberriti ne nje shfaqje, pasi ishte bllokuar nga policia. Celentano kercen ne vendin e tij, duke u bere ai “Il Molleggiato?. Shume shpejt vijne per te sukseset me “Ventiquattromila baci? (24 mije puthje), kenge me te cilen merr pjese per here te pare ne Festivalin e Sanremos me 1961; “Il tuo bacio è come un rock? (Puthja jote eshte si rok), “Pregherò? (Do te lutem), “Azzurro? (Kaltersi), “Il ragazzo della Via Gluck? (Djali i rruges Gluck), “Chi non lavora non fa l’amore? (Kush nuk punon nuk ben dashuri), e kenduar se bashku me Klaudia Morin, “Svalutation? (Zhvleresimi). Me 1961 themelon klanin Celentano, grup me te cilin njohu shume shpejt suksesin. Me 1962, grupi debuton me “Stai lontana da me? (Qendro larg meje), nje triumf me 1 milion e 300 mije kopje te shitura. Kenget e maturimit te tij jane gervishtese, ironike, shpesh paralajmeruese dhe prekin tema shqetesuese, si ekologjia, berthamoret, gjuetia, korrupsioni, te gjitha aktuale.
Por Adriano Celentano eshte edhe protagonist i filmave te suksesit. Vecanerisht gjate periudhes 1975-1980 interpreton 12 filma, mes te cileve edhe suksesin e rendesishem “Innamorato Pazzo? (I dashuruar cmendurisht) se bashku me Ornela Mutin).
Nje pjese e madhe e fames se Celentanos vjen edhe nga shfaqjet e tij si drejtues televiziv. Per here te pare, ai drejtoi “Fantastico 8? ne vitin 1987, duke arritur edhe kulmet e shikueshmerise. I paharrueshem mbetet monologu i tij kunder gjuetise, ne te cilin veteshpallet “Djali i fokes?. Me 20 tetor 2005 nis ne “Rai Uno? shou televiziv i shumediskutuar “Rockpolitik?. Celentano, si gjithnje, pretendon nga Rai pavaresi te plote per tekstet dhe tere projektin. “Rockpolitik? shenon nje rekord shikueshmerie me nje mesatare prej 46% ne 4 edicionet. Eksperienca e fundit si prezantues eshte mbremja e 23 nentorit 2007, ku arrin serish rekorde degjueshmerie.
06/01/2008 – KohaJone.com (Albania)