ACfans

70 vitet e Celentanos

E Diele, 06 Janar 2008

Adriano Celentano do te festoje sot 70-vjetorin e lindjes, pas 50 viteve te sukseseve te medha me kenget e tij. Popullaritet i panderprere prej viteve ’50 deri me sot. Vetem 23 nentorin e shkuar, publikoi albumin e tij te fundit “Dormi amore, la situazione non è buona� (Fli e dashur, situata nuk eshte e mire) me 320 mije kopje te shitura, ndersa eshte rikthyer edhe ne televizion, duke mbledhur 9 milione shikues ne mbremjen e “Rai Uno�-s.

Celentano lindi ne Milano, me 6 janar 1938, ne porten me numer 14, te rruges “Gluck�. Kengetari ben shpejt debutimin e tij ne boten e spektaklit, duke imituar aktorin e famshem amerikan, Xherri Ljuis. Ne vitin 1957, shfaqet si kengetar i muzikes rok ne Milano, ku njihet edhe me balerinin Alberto Longoni, i cili kercente edhe me emrin e artit “Torquato il Molleggiato�. Shpesh Celentano e merrte me grupin, derisa nje dite Longoni nuk mberriti ne nje shfaqje, pasi ishte bllokuar nga policia. Celentano kercen ne vendin e tij, duke u bere ai “Il Molleggiato�. Shume shpejt vijne per te sukseset me “Ventiquattromila baci� (24 mije puthje), kenge me te cilen merr pjese per here te pare ne Festivalin e Sanremos me 1961; “Il tuo bacio è come un rock� (Puthja jote eshte si rok), “Pregherò� (Do te lutem), “Azzurro� (Kaltersi), “Il ragazzo della Via Gluck� (Djali i rruges Gluck), “Chi non lavora non fa l’amore� (Kush nuk punon nuk ben dashuri), e kenduar se bashku me Klaudia Morin, “Svalutation� (Zhvleresimi). Me 1961 themelon klanin Celentano, grup me te cilin njohu shume shpejt suksesin. Me 1962, grupi debuton me “Stai lontana da me� (Qendro larg meje), nje triumf me 1 milion e 300 mije kopje te shitura. Kenget e maturimit te tij jane gervishtese, ironike, shpesh paralajmeruese dhe prekin tema shqetesuese, si ekologjia, berthamoret, gjuetia, korrupsioni, te gjitha aktuale.

Por Adriano Celentano eshte edhe protagonist i filmave te suksesit. Vecanerisht gjate periudhes 1975-1980 interpreton 12 filma, mes te cileve edhe suksesin e rendesishem “Innamorato Pazzo� (I dashuruar cmendurisht) se bashku me Ornela Mutin).

Nje pjese e madhe e fames se Celentanos vjen edhe nga shfaqjet e tij si drejtues televiziv. Per here te pare, ai drejtoi “Fantastico 8� ne vitin 1987, duke arritur edhe kulmet e shikueshmerise. I paharrueshem mbetet monologu i tij kunder gjuetise, ne te cilin veteshpallet “Djali i fokes�. Me 20 tetor 2005 nis ne “Rai Uno� shou televiziv i shumediskutuar “Rockpolitik�. Celentano, si gjithnje, pretendon nga Rai pavaresi te plote per tekstet dhe tere projektin. “Rockpolitik� shenon nje rekord shikueshmerie me nje mesatare prej 46% ne 4 edicionet. Eksperienca e fundit si prezantues eshte mbremja e 23 nentorit 2007, ku arrin serish rekorde degjueshmerie.

06/01/2008 – KohaJone.com (Albania)

Exit mobile version